Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.