VIDEO/ 3 të vdekur dhe 28 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Indonezi

Mëngjesin e sotëm, të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën, kur dy trena u përplasën në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë.

Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.


Shtuar 5.01.2024 08:37