I ftuar në Çim Peka Live, gazetari Flamur Vezaj ka folur në lidhje me prezencën e prokurorëve belgë në Tiranë në lidhje me dëshmitë e Lulzim Bashës në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen Toyota Yaris ku u sekuestruan 3.5 milion euro.
Vezaj ka treguar se Basha është shprehur para autoriteteve belge se e ka marrë informacionin se nga një kamarier por që nuk është besuar nga prokurorët belgë të cilët besohet se e dinë se nga është marrë informacioni.
Sipas Vezaj, Basha e ka marrë informacionin nga një ish-efektiv policie i larguar nga Policia e Shtetit.
Peka: A keni informacion nga dëshmia e parë te dëshmia e dytë e Lulzim Bashës dhe pse ishte e nevojshme kjo dëshmia e dytë si njeriu që kishte dijeni për ngjarjen?
Vezaj: Nga informacionet që kam, thjeshtë janë bërë disa shtesa, pasi prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur mos kopetencë, pasi nuk ka përfshirje të grupeve kriminale dhe i’a ka kaluar Prokurorirsë së Tiranës e cila po e heton për pastrim parash.
Duke qënë se Basha e ka dhënë një dëshmi në prokurorinë e Tiranës, prokurorët belgë e kanë parë të arsyeshme që të jenë vetë prezent gjatë dëshmisë së Bashës dhe marrjes në pyetje të tij duke përfshirë edhe të dhënat e marra nga tablateve telefonike që janë marrë. Për këtë fakt është një procedurë si një person në dijeni të informacionit dhe mesa kam dijeni Basha edhe sot i ka qëndruar strikt në mos tregimin e burimit të informacionit për autoritet belge por që ata e kanë të krijuar idenë se nga mund të ketë ardhur informacioni pasi kanë shumë kohë që po e hetojnë.
Basha nuk ka dhënë informacion duke ia faturuar një kamerieri por autoritet belge besoj se e kanë gjetur se kush e ka nxjerrë informacionin. Sipas informacioneve të mia flitet që Basha e ka marrë informacionin nga një ish-efektiv policie i larguar nga Policia e Shtetit.