Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë të Kosovës ku një person ka vendosur t’i japë fund jetës duke kryer vetëvrasje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa ka qenë djali i viktimës që ka raportuar aktin e rëndë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri.