Një 35-vjeçar nga Ferizaj ka kryer vetëvrasje të dielën në orën 17:24.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke I thënë KOHËS se ka ndodhur në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, ku viktima dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një banese.
“Personi mashkull i moshës 35-vjeçare, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka marrë të gjitha veprimet, kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë këtë rast, hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftimin policor.