Vetëvritet me armë zjarri në banesë 30-vjeçari në Kurbin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjormë, në Kurbin, ku një 30 vjeçar i ka dhënë fund jetës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A. H., është vetëvrarë me armë zjarri automatik.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.10.2024 16:43