Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin ditën e sotme. Një 41-vjeçare i dha fund jetës pas denigrimit në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes së rëndë, blutë e Durrësit po hetojnë faktin nëse vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve ka të bëjë apo jo me hapjen e një profili denigrues për të në rrjetin social Tik Tok ku përdoreshin fjalë dhe imazhe fyese.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një e moshuar, e cila thotë se viktima Bedrie Loka ishte një grua e thjeshtë.
“Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë vitin që i ka ardhur. Ajo ka qenë burrë, nuk ka qenë grua, ka qenë jashtëzakonisht grua e thjeshtë.”
A ka pirë helm?
“Nuk e di! Burrin e ka pasur në Greqi. Burri ia la fëmijën në bark dhe ishte 7 vjet në burg, bashkë me vëllanë. “
Dëshmi të tjera jashtë kamerës flasin për një video që ishte kthyer në meme për viktimën, e cila dyshohet se është hedhur në rrjetet sociale nga një kushërirë e saj.
Deri në këtë moment nuk ka ndonjë njoftim nga policia e Durresit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që nga spitali kanë sqaruar se viktima nuk ka qenë paciente që ndiqej me mjekim per sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor.