Një 56-vjeçar në Tiranë është vetëplagosur me thikë mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Themistokli Germenji” dhe dyshohet se i vetëplagosuri ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
“Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com