Vetëplagoset me armën e shërbimit polici në Tiranë

Një efektiv policie në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri ditën e enjte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”.

F.K, 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.12.2023 16:21