Vetëplagoset me armë zjarri një 34-vjeçar në Vorë

Një 34-vjeçar në Vorë ka tentuar vetëvrasjen. Ai është vetëplagosur me armë zjarri dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 08:27