Këtë të enjte, ditët e nxehta me temperatura të larta, janë zëvendësuar nga ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut.
Përtej propagandës së Erion Veliajt, Tirana çdo ditë dhe më shumë zhytet në një kaos të vërtetë, për shkak të ndërtimeve pa kriter të kullave dhe infrastrukturës të shkatërruar pothuajse në çdo lagje të kryeqytetit.
Të shumta janë rrugët që çahen nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimi dhe më pas qytetarët dhe banorët kalojnë një ‘kalvar’ vuajtjesh ku cdo ditë duhet të ecin në baltë, ujë dhe rrugë të shkatërruar.
Ditën e sotme, mjaftuan vetëm disa minuta shi për të shkaktuar “kaos” në kryeqytet, ku shumica e rrugëve kryesore janë të përmbytura.
Siç ndodh gjithmonë, edhe këtë herë pusetat e Veliajt janë të bllokuara, ndërsa qytetarët ndihen të braktisur nga kryebashkiaku që vetëm ‘firmos’ për ndërtimin e kullave, me qëllim betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës.
Raportohet për trafik të rënduar në gjithë Tiranën dhe probleme me qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve.