Vetëm një kuti për tu numëruar, Erion Veliaj drejt marrjes së mandatit në Tiranë

Teksa ka mbetur vetëm një kuti për tu numëruar në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është drejt marrjes së mandatit të tyretë në krye të kësaj bashkie.

Siopas rezultateve të bëra publike nga KQZ, Veliaj kryeson me 54.69 % të votave ose 158538 vota.

Rivali i tij, Belind Këlliçi numëron 100249 ose 34.58 %.

Diferenca mes tyre është 58289 vota.

Ndërkaqë kandidati i PD-së, Ronald Bejko ka marrë 12374 vota, ndërsa kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka siguruar 13816.

Dy kandidatët e tjerë, Marko Dajti numëron 2807vota ndërsa Lajla Pernaska 2204.

/Albeu.com/.


Shtuar 16.05.2023 07:31