Një aksident i trefishtë u regjistrua në orët e para të 1 Janarit, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.
Rreth orës 10:00, 3 automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga ngjarja mbetën të lënduar 6 persona.
Policia tha në një komunikim zyrtar, se ata kanë marr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, hetuesit po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.
Nga pamjet e sendeve personale, kuptohet që në këto makina ndodheshin edhe fëmijë.
Një tjetër aksident u regjistrua në vend gjatë orëve të para të këtij viti.
Në aksin Lezhë-Shkodër, dy makina u përplasën dhe si pasojë mbetën të plagosura dy shtetase.
Ato morën mjekim në spitalin e Lezhës, teksa Policia bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.