“Vetëm foltore mos na vërë”, Rama s’i kursen batutat në promovimin e librit të Hoxhajt (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në promovimin e librit të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt.

Rama mes batutave tha se gjithë ai milet ishte mbledhur në promovimin e librit.

Shefi i qeverisë shtoi gjithashtu e i ka kërkuar Hoxhajt që të mos fusë “foltore” në librin e tij.

“Me thënë të drejtën ndihme në siklet se gjithë ky milet për një libër, është pak shqetësuese. Është sikur të ishin shqiptarët të dhënë pas librave, sot do të kishim më pak pikëpyetje për të zgjidhur me njëri-tjetrin. Duke qenë se në këtë prurje ka një rol dhe prania ime dhe e Aliut, do doja t’ju thoja me sinqeritet se nëse do të dëshironi të krijoni një ide, ose ta zhvilloni më tutje, lidhur me implikimin e Kosovës pa dëshirën tonë të këtë lëmsh ndërkombëtar, duhet ta lexoni këtë libër. Unë kam nxjerrë disa shënime na libri i thash; Enver vetëm foltore mos na vë aty, pasi të jetë bashkëbisedim”, tha Rama./albeu.com/