Vetëm 2 ditë pas protestës, policia shoqëron 2 imamët e Beratit dhe një aktivist

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të ushqimeve policia ka shoqëruar në polici organizatorët e protestës, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.

Tre përfaqësuesit pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre. Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë. 3 të shoqëruarit janë ende brenda ambienteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre, ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së Beratit.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët musliman, Isuf Braho dhe Edmond Shosha, bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt, ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti musliman do të reagojnë ashpër.

Sipas  shoqërimi është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë./albeu.com/