Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.

35-vjeçarja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.

Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune.


Shtuar 18.10.2025 23:11