Dy ditë pas vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, në orët e vona të kësaj të mërkure (15 maj) është dorëzuar në polici, autori i krimit, shtetasi Azgan Mërnica.
Cenalia, efektiv i forcave “Shqiponja”, u vra mesditën e të hënës në fshatin Baltëz të Fierit nga 23-vjeçari Mërnica.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.
Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.