Së fundmi pati një moment të tensionuar gjatë transmetimit live në Ferma VIP 2, ku protagonist ishte Big Basta.
Për këtë pati një reagim edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Vesa Luma.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shprehur tronditjen dhe zhgënjimin e saj për mënyrën si është trajtuar Big Basta nga Big Mama.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet
Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojë që ishte jo vetëm dëshpëruese po jo njerëzore nga ana e Big Mamës
Patjetër që presim përjashtimin e saj të menjëhershëm për rregullin themelor që ka thyer në një televizion kombëtar
Kur prek familjen e fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është lojë por është personal
Big Basta ka hyrë në një format të tillë pikërisht për të luftuar injorancën, për të luftuar stereotipet ‘gangsterlliqe’ qe ia kanë zënë frymën këtij vendi.
Ka hyrë për të jap një shembull për djalin e tij, e për gjithë rininë shqiptare (nëse ka mbetur ndonjë pikë shprese)
Dhe këtë rrugë duhet ta qoj deri në fund bashkë me të gjithë ju që i keni dhënë mbështetje pafund deri tani”.