Vesa Luma bie pre e kamerës së fshehtë, ‘braktis’ intervistën pasi ngacmohet me pyetje provokuese nga gazetari

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është bërë së fundmi protagoniste e një kamere të fshehtë mjaft interesante, ku strumbullari i gjithë kësaj loje ishte vetë bashkëshorti i saj, reperi Big Basta.

Në bashkëpunim me Radio Wave Tirana, Big Basta organizoi një intervistë të rreme përmes telefonit me gazetarin Ergys, mikun e tij të ngushtë, i cili e vendosi Vesën përballë disa pyetjeve të sikletshme e ngacmuese.

Në fillim, gazetari i tha se albumi i realizuar në studion e Armend Rexhepagiqit nuk kishte pasur sukses, duke i shkaktuar habi këngëtares, e cila reagoi me qetësi: “Mua më duket sikur më ke ngatërruar personin, sepse unë nuk kam bërë album te Armend Rexhepagiqi. Ndoshta më ke ngatërruar me Tunën. Për aq sa di, ai album nuk ka qenë dështim. Gjithsesi, më duket sikur të ka shpëtuar diçka…”, tha Vesa, duke tentuar të ruajë profesionalizmin e saj.
Por provokimet nuk ndaluan këtu. Gazetari vazhdoi duke i thënë se disa kolegë të tij nga një kompani “Real Estate” ishin ankuar se Vesa kishte “djegur një shtëpi” në një nga klipet e saj, në një kohë kur shumë njerëz vuajnë për banesa.

E habitur nga kjo pyetje, Luma u përgjigj: “Më fal, Gysi, por po më duket sikur po del krejtësisht nga çdo kontekst. Ajo ishte pjesë e skenarit të klipit, e realizuar në një pronë private dhe ishte menduar posaçërisht për t’u djegur. Nuk kemi djegur ndonjë shtëpi reale. Nuk po e kuptoj këtë tendencën tënde…”.


Shtuar 2.10.2025 14:58

Tags: ,