Vesa flet për mesazhet kërcënuese që ka marrë pasi doli nga “BBVK”

Ish-banorja e “BBVK”, Vesa Vllasaliu, në një intervistë në “Big Talk Kosova” ka folur për deklaratat që ajo ka bërë në shtëpi për ish-partnerin e saj. Ajo ka treguar brenda në shtëpi të gjitha arsyet se pse lidhja e tyre përfundoi dhe shkak ishte bërë shoqja e ngushtë e Vesës, e cila i kishte marrë partnerin.

Vesa shprehet që nuk është penduar për deklaratat dhe historitë që ajo treguar në shtëpi.

“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar”, u shpreh Vesa.

Vesa gjithashtu ka treguar edhe për kërcënimet që ka marrë pasi ka dalë nga shtëpia gjë e cila e ka detyruar të largohet nga Shqipëria. Ajo ka treguar që i janë drejtuar me një gjuhë kërcënuese dhe kjo gjë e ka shtyrë që të lajmërojë policinë.

“Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.


Shtuar 4.12.2023 19:07