Vermoshi dhe Thethi “vishen” me të bardha/ Zonat malore mbulohen nga dëbora

Gjatë mbrëmjes së  djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka pasur reshje shiu të dendura, shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore të vendit.

Kjo gjë ka sjellë rënie gurësh e inertesh, të cilat janë pastruar menjëherë. Ndërkohë, ka pasur dhe intensitet të lartë dëbore në Theth dhe Vermosh, duke mbuluar zonat malore.

Mjetet borëpastruese janë nisur menjëherë në terren, në mënyrë për të bërë pastrimin e rrugës.

Gjithsesi, kjo gjë nuk ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset.

Gjithashtu, u është bërë thirrjet drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë në rrugë.


Shtuar 21.11.2024 10:18