Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb, në një lidhje të drejtpërdrejtë, parashikoi një javë me diell për Shqipërinë, me kthjellime dhe vranësira të lehta, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Ajo theksoi se, megjithëse do të ketë disa vranësira, nuk priten reshje.
Sipas saj, moti do të mbetet i kthjellët deri në fundjavë, me temperatura që do të rriten nga e mërkura, duke arritur kulmin në 29 gradë Celsius. Në qytetin e Pukës, temperatura është regjistruar në 5 gradë, ndërsa në Elbasan, maksimalja arrin deri në 27 gradë. Porja theksoi se disa zona do të shënojnë temperatura më të larta se mesatarja, duke e bërë këtë javë ideale për frekuentimin e bregdetit.
“Një tjetër javë me diell, ku frekuentohet bregdeti. Parashikohet që të jetë një javë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Edhe pse kemi praninë e vranësirave, nuk do të kemi rreshje. Deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, mundësia për rreshje shoiu është zero.
Sot termometri regjistron 5 gradë Celcius në qytetin e Pukës dhe maksimalja 27 gradë në Elbasan. Rreth vlerës 25-26 gradë do të jenë të gjitha qytetet, teksa do të ketë rritje temperaturash nga e mërkura e në vazhdim, ku do të kulmojë temperature 29 gradë. Në disa zona termometri regjistron edhe 4 ose 5 gradë Celcius më lartë sesa mesatarja”, u shpreh meteorologia.