“Vendimi shpallet nesër”, Spartak Ngjela ka një përgjigje të prerë mbi mundësinë e dënimit të Saimir Tahirit

Avokat Spaktak Ngjela i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pikat mbi I”, shprehu mendimin mbi mundësinë e vendimit që do të të japë gjykata për ish-ministrin, Saimir Tahiri.

Kujtojmë që momentalisht senca për të është duke u zhvilluar.

“Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm. Unë jam avokat dhe flas vetëm në bazë të vendimeve. Unë duhet të shoh vendimin, pa parë vendimin nuk mund të jap një argument, si avokat që jam”, u shpreh Ngjela.

“Vendimi shpallet nesër, është një arsyetim i gjykatës kjo. Gjyqtarët nuk i mbushin mendjen njëri-tjetrit.  Arsyetimi i një vendimi të tillë mund të zgjasë 3-4 orë”, u shpreh më tej Ngjela. /albeu.com


Shtuar 4.02.2022 15:16