Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD/ reagon PD: Çështje peng i procedurave juridike

Partia Demokratike, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë, ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e logos dhe vulës.

PD akuzon se kjo çështje po mbahet peng i procedurave juridike.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagimin e PD-së.


Shtuar 27.12.2023 12:18