Vendimi i Gjykatës së Apelit, Topalli: Tregoi se në Shqipëri nga sot kryetarët e partive i cakton Edi Rama

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar të komanduar vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim në shkallën e parë “vulën” e PD.

Përmes një ragimi në rrjete sociale, Topalli thekson seme vendimin e sotm, u tregua qartë se kryettarët e partive në Shqipëri i cakton Edi Rama

Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

Reagimi i  Jozefina Topallit

Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij.

Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites.

Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opoziten e emeron qeveria .

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem.

Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada.

Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve.

Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen.

/AlbEu.com/


Shtuar 3.03.2023 20:09