Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë intervistës së dhënë për Radio Televizionin Shqiptar, është pyetur lidhur me vendin e Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtën Veliajt për të qëndruar në krye të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht masës ‘arrest me burg’ të caktuar nga SPAK.
Altin Dumani nuk pranoi të komentonte vendimin e Kushtetueses, ndërsa tha se ai vendim nuk interferon aspak në çështjen hetimore në ngarkim të Erion Veliajt, e as në masën e sigurisë që është caktuar ndaj tij.
“Gjykata Kushtetuese ka pasur në shqyrtim një objekt tjetër, që ishin vendimi për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ne po ndjekim penalisht dhe as në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj Veliajt. Nuk dua të futem në detaje, vendos gjykata”, tha Dumani.

