VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës ndalon çdo procedurë për formimin e qeverisë së re. Ja arsyeja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme duke ndaluar çdo veprim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi më 5 shtator dhe zgjat deri më 30 shtator 2025. Kjo masë vjen pas ankesës së Listës Srpska lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Gjykata theksoi rëndësinë e përputhjes së proceseve me Kushtetutën gjatë themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

Sipas saj, pretendimet e ngritura kanë natyrë kushtetuese dhe kërkojnë shqyrtim të plotë. Ndërkohë, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Lëvizja Vetëvendosje kishte planifikuar të dërgonte emrin për mandatar, por tani kjo ndalohet. Gjykata arsyetoi vendimin si mbrojtje ndaj rrezikut të cenimit të rendit kushtetues dhe demokratik.


Shtuar 5.09.2025 14:35