Vendet e Ballkanit aplikojnë rritje të mëdha të pagave në këtë fillim vit, Shqipëria më e vonuar

Teksa qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për rritjen e pagave në dy vitet në vijim në administratën publike, vendet e tjera të Ballkanit gjatë dy viteve të fundit, por edhe këtë vit, kanë krijuar kushtet për një rritje më të lartë dhe më koherente të tyre.

Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik 3-mujor, vuri në dukje se shumica vendeve në Ballkan aplikuan rritje të pagave në sektorin publik në fillim të vitit 2023.

Serbia, për shembull, rriti pagat me 12.5% për nëpunësit civilë në fillim të vitit 2023.

Mali i Zi rriti pagat neto administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë me gati 20%.

Në Kosovë hyri një ligj i ri për pagat në sektorin publik, që synon të rrisë shpenzimet totale të pagave me 15%.

Maqedonia e Veriut po punon për një Ligji të ri të pagave, pas kërkesave të vazhdueshme nga Federata e Sindikatave.

Inflacioni rriti presionet për rritjen e pagave që më 2022 në të gjitha vendet e Rajonit.

Në Mal të Zi, paga mesatare mujore neto u rrit me 18.7% në terma realë në vitin 2022.

Në Shqipëri, më 2022, pagat nominale u rritën me 10.8% deri në dhjetor 2022 (ose 3.4% në terma realë), duke reflektuar rritjen e kërkesës për punë në sektorin privat.

Paga mesatare në Serbi u rrit me 13.8% në terma nominalë dhe 1.7% në terma realë. Më 2022, rritja ishte më e theksuar në sektorin privat sektori, ku paga mesatare neto u zgjerua me 17%, ndërsa pagat e sektorit publik u përmirësuan me 7.3%.

Në vitin 2922, pagat në Maqedoninë e Veriut u rritën me 11%. Megjithatë, inflacioni dyshifror i çoi pagat reale në rënie. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rritja e pagave nominale ishte 14.2%, por në terma realë, pagat ranë me 0.5% në dhjetor.

Tre vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne./monitor


Shtuar 27.04.2023 07:12