Dy vëllezër me origjinë shqiptare kanë plagosur me thikë bashkatdhetarin e tyre në Greqi.
Pas mobilizimit të menjëhershëm të punonjësve të policisë, njëri nga dy vëllezërit është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në Mastichar të Kos pasditen e së dielës.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme, pasi shqiptari i plagosur ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se si ndodhi ngjarja.
Falë reagimit të menjëhershëm të të gjitha shërbimeve të Policisë, njëri nga dy autorët u gjet, u arrestua dhe u referua në Prokurorinë e Rrethit. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. Për bashkëpunim në këto krime akuzohet edhe vëllai i tij i cili është shpallur në kërkim./Albeu.com/