Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçëm SPAK.
Olsi Rama u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen “Xibraka”, pas një denoncimit të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi se është i përfshirë në laboratorin e drogës.
“E keni lexuar deklaratën time, e keni lexuar. E dini shumë mirë”, tha ai pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
“Sigurisht kam udhëtuar me automjetin e një personi që e kam marrë, sepse në atë moment atë mund të merrja”, shtoi ai.