Vëllai ekzekutoi vëllanë dhe më pas veten, zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut

Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai ekzekutoi vëllanë, e më pas veten, tronditi opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, detaje të tjera kanë dalë në dritë, ku 63-vjeçari Vehap Cami, qëlloi për vdekje vëllain 68-vjeçar, Lulzim Cami.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se sherri mes dy vëllezërve, ka ndodhur për disa prona në Bulqizë.

Njoftimi:

“Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi Vehap Cami, 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin Lulzim Cami, 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.


Shtuar 4.01.2024 09:17