Vëllai e çoi në ambulancë, ky është 44-vjeçari që u vra ditën e djeshme në Vaun e Dejës

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës ku Pjetër Ndrec Gjoka ka ndërruar jetëitën e djeshme pasi u plagos nga Martin Përgjini  (Anton Gjini)

Ka qenë vetë vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar dhe ka identifikuar autorin e vrasjes.

Kujtojmë se 44-vjeçari, u dërgua nga dy persona, në orën 18:00 në një spital në fshatin Ungrej të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Më pas, ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Raportohet se Kola kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte. Policia ka ngritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com

 


Shtuar 28.09.2022 09:53