Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj po vijon turin e takimeve me banorët e kryeqytetit.
Këtë të enjte u ndal në njësinë nr.7 ku mori pjesë dhe në mbjelljen e pemëve si vijim i fushatës së gjelbër. Veliaj tha se me zhvillimin dhe transformimin që ka marrë kjo zonë tashmë i është rritur vlera e pronës.
“Deri dje kishim një fushë aviacioni që në fakt ishte e zhvilluar asimetrike, një pjesë ishte e degraduar. Me zhvillimin e fushës së aviacionit, qyteti po rritet me shpejtësi, po ecim përpara. Sot është kantieri me i madh i zhvillimit dhe urbanizimit.
Përtej PD dhe PS, familja me rëndësishme është e jotja dhe nëse do çerdhe dhe kopshte, do lidhesh me ata që i bëjnë, nëse do luftë me Amerikën do lidhesh me ata, po s’besoj se e do njeri këtë gjë. Çmimi i pronës në disa raste është 2-3 fishuar domethënë që puna që kemi bërë i ka dhënë vlerë. Sot i është rritu vlera e pronës”.
Kandidati i PS për Tiranën tha se për të vijuar përpara duhet bashkëpunimi dhe se në këtë fushatë kanë vendosur që të mbjellin peme e paqe e jo sherr. Por nuk la pa ironizuar edhe shpenzimet e kundërshtarëve të tij.
“Fushata vjen me frymën e debatit, por ne sherr nuk duam me njeri dhe parimi i fushatës më mirë mbjellim pemë dhe paqe se sa sherr, ndaj kemi vendosur t’i ndajmë shpenzimet e fushatës. Ka nga ata që paguajnë 100 mije euro stadiumin ndërkohë që flasin për varfëri, lekët vijnë nga rusët qartazi, është mëkat të shohësh në 2023 udhëheqës politik që i flasin stadiumit bosh.”/Albeu.com/