Kandidati i PS për Bashkinë Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 27 në Laprakë, nga ku ka bërë sërish thirrje se vota për të dhe Partinë Socialiste ëhstë votë për të ardhem dhe zhvillimin e mëtejshëmtë kryeqytetit.
Siaps tij zonat të cilat votojnë PS në Tiranë kanë një arsye të fortë, pasi qytetarët që jetojnë aty kanë parë transformimin.
“Ne kemi thyer një mit. Kemi fituar në të 27 njësitë e Tiranës. Por në Laprakë, në Njësinë 11, ne jemi më në fund forca e parë politike e këtij komuniteti. Ka një arsye pse Astiri voton PS, ka një arsye pse Liqeni i Thatë voton PS, ka një arsye pse Sauku voton PS. Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara,” deklaroi Veliaj.