I akuzuar nga opozita për korrupsion dhe vjedhje të parave publike, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në SPAK.
Avokati Genc Gjokutaj, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se raporti i Veliaj me SPAK, sot është sekondar dhe raporti primar është me Ramën, sepse Rama ka në dorë fatin e Veliaj, ka në dorë edhe SPAK, të cilit i hap dritën jeshile për tu marrë me Veliaj apo jo.
Genc Gjokutaj: “Drejtësia gjallë ka qenë, por jo me mend në kokë. Doja të sqaroja sot diçka për publikun. Raporti i Veliaj me Spak sot është sekondar, dhe raporti primar është me Ramën.
Kjo sepse Rama ka në dorë fatin e Veliaj, ka në dorë edhe SPAK të cilit i hap dritën jeshile për t’u marrë me Veliaj apo jo. Kush e pengoj SPAK deri tani të bënte kontrolle banesash?
Një Veliaj i fortë politikisht nuk mundet që t’i shkosh në banesë, që ta themi hapur.
Në fakt të dyja betejat me Ramën ai i ka të humbura, ku betejën e parë e ka me Ramën ku ky i fundit e ka lëshuar politikisht sepse nuk është më në Tiranë dhe kjo nuk është pak.
Qartazi për atë që e kupton, kjo është një heqje gradash ose degradim më saktë dhe sigurisht që Rama e ha Veliaj në atë zhargonin popullor, ndërsa Veliaj nuk e bën një gjë të tillë ndaj Ramës.
Tani që të mbarojmë pjesën politike me Ramën ka dhe një situatë tjetër që e agravon këtë çështje dhe është pikërisht fakti që jemi në prag të fushatës elektorale.
Një turbulencë aq e madhe dhe e fortë në këtë avion politik mundet dhe ta rrëzojë atë. Çfarë po bën djallëzisht SPAK? Po të ishte SPAK-u i pandëshkueshmërisë, do të bëntë diçka tejtër.
Familjarët janë njëra pjesë, por nuk mund të meresh ti me vagonin e mallrave, pa u marrë me lokomotivën.
Thirrja e vëllait, bashkëshortes apo personave të tjerë janë veprime që derivojnë nga hetimi dhe zgjidhja e statusit të kryestarit të bashkisë, bashkëshortit të zonjës Xoxa në lidhej me këtë proces.
Kryevepra penale e këtij procesi është inceneratori. Këtu del dhe dekriptohet SPAK-u i pandëshkueshmërisë që nxitoj me vrap dhe nisi gjyqi me inceneratorët.
E para e shkatërroj proceduralisht, sepse i ndau vec e vec inceneratorët, ndërkohë që ato janë pasojë e një mendimi unik kriminal, sepse të gjitha VKM-të për to janë bërë nga qeveria dhe ai i bashkon çështjet, ku kjo gjë do i detyronte që t’i çonte njëkohësisht në gjyq.
Politikisht këto duheshin veç e veç për të pickuar një herë njërin e pastaj tjetrin. Ky është rasti unikal, kur politika luan me drejtësinë”.