Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në serinë “Sy m’sy”, në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
“Trysni nga gjykatës si mund të quhet kur bëj një kërkesë legjitime për standardet demokratike. Ku thonë tironsit: U njohëm një cikë si shumë.
Për çfarë janë të zgjedhurit, mish për top? Për një pushtet që e ndjeka veten aq të fuqishëm sa të ndërprerë kontratën e kryebashkiakut me qytetarët kur nuk ka as prova për gjyq, kush e drejton Tiranën? Kush?
Dikush ka thënë një herë, prokurori ka të drejtë edhe të çmendet, por ekuilibrin mes palëve e mban gjyqtari, dhe në reformën në drejtësi vendosëm figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak.
Këtu na është bërë gjykata si stërspeciale që rrit peshën e dënimit.
Edhe në kohën e sulltanëve gjyqtari ishte mbi opinionin e mbi sulltanin”, tha ai.