Veliaj kërkon të shpëtojë duke rrëzuar Ols Dadon, Lala tregon çfarë fshihet pas lëvizjes së kryebashkiakut

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për padinë që ka bërë Erion Veliaj në Gjykatën Administrative për të rrëzuar prokurorin që e ka marrë të pandehur për disa akuza të rënda, Ols Dado.

Lala tha se strategjia e Veliajt është që të rrëzojë dekretin e Presidentit, me të cilin Dado është emëruar dhe kështu të shpëtojë në procesin e tij penal, ndaj Veliaj paraqitet në gjyqin kundër Dados, por nuk shkon në gjyqin e tij.

Të lidhura

None found

“Për ta sqaruar, bëhet fjalë për procese të veçuara. Zoti Veliaj bashkë me bashkëshorten dhe 28 te pandehur të tjerë, janë duke u gjykuar në GJKKO për akuza të rëndë. Ky është procesi ku zoti Veliaj është i pandehur dhe ka filluar çështja në themel. Në ktë proces, zoti Veliaj nuk është paraqitur, ka ndërruar disa herë avokatë, është parë si përpjekje për të zvarritur procesin. Janë 4-5 avokatë që ka ndryshuar, është e drejtë e tij ligjore, madje ka patur periudhë që është mbrojtur edhe nga avokate kryesisht.

Ndërkohë procesi tjetër, është i natyrës administrative. Veliaj kërkon, ka paditur Presidencën dhe kërkon konstatimin në pavlefshmërinë e dekrettit të Presidentit, për emërimin e zotit Ols Dado si prokuror. Sipas zotit Veliaj, ai pretendon se Ols Dado nuk plotësonte kriteret që të emërohej prokuror.

Në vitin 2008 kur zoti Ols Dado është dekretuar si prokuror, kishte dy mënyra se si një jurist mund të bëhej prokuror. Klasikja, nëpërmjet shkollës së Magjistraturës. Kishte edhe grup tjetër që mund të vinte nga rradhët e juristëve të shquar, këshilltarët ligjorë e me rradhë dhe me një mendim pozitiv të Këshillit të Prokurorisë.

Zoti Dado nuk vjen nga rradhët e shkollës së Magjistraturës, ka patur propozim të Prokurorit të Përgjithshëm që është dekretuar nga Presidenti. Pse zoti Veliaj paraqitet në këtë proces? Sepse nëse hipotetikisht marrim faktin që ekzisotn mundësia që ta konstatojë gjykata të pavlefshëm emërimin e Ols Dado, kjo sjell problematika te procesi penal.

Nëse ndodh, ka një detaj te çështja Veliaj, procedimi penal është regjistruar nga një prokuror i vetëm, Ols Dado. Më pas, pjesë e hetimit është bërë prokurori Dumani. Nëse rrëzohet Ols Dado, edhe pse është shumë e vështirë të ndodhë, pasi ka patur një propozim të prokurorit të përgjithshëm, dekretim të presidentit, ka kaluar vettingun e me rradhë, atëherë Veliaj kërkon pavlefshmërinë e të gjithë akteve, që nga regjistrimi i procedimit, kjo mund të rrëzojë akuzën.

Kjo është e gjitha dhe prandaj Veliaj e ka fokusin më shumë këtu. Thelbi është që nëse Veliaj rrëzon prokurorin, kjo i vlen më shumë sesa të përballet me procesin”, tha Lala.


Shtuar 9.04.2026 22:42

Tags: ,