Veliaj kërkoi të njihej me aktet ligjore, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën mbrojtjes dhe ka shtyrë për më 24 mars seancën ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas akteve të dosjes për seancën paraprake, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka bërë kërkesë për vënien ne dispozicion të akteve, tha avokatja e kryebashkiakut Valentina Teodoresku.

“I pandehuri ka bërë disa kërkesa për aktet e dosjes, t’i vërë në dispozicion te pandehurit te gjitha aktet për dosjen. Mënyra e vënies në dispozicion, teksa ai është në burg, dorëzimi i akteve t’i bëhet përmes oficereve të Byrosë Kombëtare te Hetimi”, vendosi gjykata.

Veliaj nuk ishte prezent në seancën e sotme, ndërsa mbrojtja e tij lexoi një deklaratë të kryetarit të Tiranës nga paraburgimi i Durrësit ku shprehet: “Nuk dua të paraqitem në seancë”.

Veliaj ka pretenduar në deklaratën e dorëzuar në gjykatë se ai s’ka bërë ende seancë paraprake dhe jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim.

“E kam takuar klientin tim, jepini të gjitha aktet, vërjani në dispozicion, ne s’patëm mundësi të mbrohemi në seancë paraprake”, tha avokatja e tij e caktuar nga gjykata Valentina Teodoresku.

Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda, i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua.


Shtuar 9.03.2026 12:30

Tags: ,