Vdiq një javë pas operacionit plastik, trupi i 21-vjeçares shqiptare çohet për ekzaminim mjeko-ligjor

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik.

“Corriere” shkruan se autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.

Familja kërkon drejtësi dhe të vërtetën dhe ndërkohë po inspektohet klinika private ku Alessia iu nënshtrua operacionit, nëse janë respektuar kushtet higjienike dhe strukturore.


Shtuar 22.09.2023 22:56