Detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me vazhdimësinë e deritanishme të hetimeve, për vdekjen e 43-vjeçares nga Gjakova, Artila Kamberi, e cila vdiq të enjten pasi dyshohet se ishte hedhur nga kati i dytë i një hoteli të quajtur “Venus”.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike tashmë po udhëhiqen nga Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, i cili ka zbardhur disa detaje nga hetimet e deritanishme.
Në një prononcim për mediat kosovare, Hamiti raportohet të ketë thënë se aktualisht se nuk ka të arrestuar, por ka persona që janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.
Ai thekson se në mesin e të dyshuarve është edhe 32-vjeçari Asdren Begolli, që po qëndronte me të ndjerën, natën e ngjarjes tragjike, në hotel.
“Rasti është duke u trajtuar me dyshimet si Hetim i vdekjes/vetëvrasje. Nuk ka persona të arrestuar. S’ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Jemi në fazë të hetimeve. Jemi t’u këqyrë, tash po i pres rezultatet, ekspertizat, se a ka najsen tjetër”,- ka thënë Hamiti.