Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve në Dropull është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.
Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar.
Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar.
Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.
Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri tjetrin.
Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi lIia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup ditën e djeshme.
Policia ka shoqëruar 12 persona për ngjarjen.
E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.