Sipas versionit të dhënë nga Moska, vdekja e 47-vjeçarit Alexei Navalny, i burgosur në koloninë penale Kharp, ishte shkaktuar nga një sëmundje e papërcaktuar e zemrës.
Rezultatet e një komisioni ndërkombëtar, tregojnë se viktimat e këtyre sulmeve në mbarë botën arrijnë në afërsisht 4.5 milionë çdo vit.
Të lidhura
None found
Lideri opozitar rus Alexei Navalny, sipas Moskës, vdiq të premten më 16 Shkurt nga “sindroma e vdekjes së papritur”.
Sipas Rusisë, vdekja e 47-vjeçarit të burgosur, në rajonin arktik të Yamalo-Nenets, u shkaktua nga shkaqe natyrore.
Sipas departamentit rajonal të Shërbimit Federal të Ndëshkimit Rus, Navalny, i cili qëndronte në burg që nga viti 2021 ku po vuante një dënim 19-vjeçar, u sëmur pas një shëtitje në ajër të pastër.
Russia Today, raportoi se vdekja ishte shkaktuar nga tromboza.
Një autopsi mund të sqarojë shkaqet e vdekjes, por siç raportoi avokati i Navalny, trupi i liderit opozitar nuk ishte në morg.
Që në minutat e para pas lajmit për vdekjen e Alexei Navalny, anëtarët e familjes, mbështetësit dhe dhjetëra liderë ndërkombëtarë dhe organizata të të drejtave të njeriut, ngritën dyshime për rrethanat reale që çuan në vdekjen e 47-vjeçarit, duke vënë në pikëpyetje rolin e presidentit rus Vladimir Putin.
Termi “sindromë e vdekjes së papritur” në mënyrë gjenerike tregon vdekjet si pasojë e patologjive kardiake, jo gjithmonë të njohura, të cilat shkaktojnë fibrilacion ventrikular dhe arrest kardiak.
Sipas rezultateve të një komisioni ndërkombëtar, të përbërë nga qendra të specializuara si Fondacioni Auxiologjik Irccs i Milanos, çdo vit sindroma është shkaku i vdekjes për 4.5 milionë njerëz në mbarë botën.
Në Evropë viktimat vjetore arrijnë në rreth 300 mijë.
