Vdekja e mësueses pas mjekimit në Pogradec, drejtori i spitalit: Po presim ekspertizën mjeko-ligjore

Një mësuese 46-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit ditën e djeshme. Anila Bazelli është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët e 46-vjeçares kanë akuzuar spitalin për shërbim të pakujdesshëm ndaj saj, dhe sipas tyre, kjo pakujdesi ka çuar në vdekjen e mësueses.

Shefi i Shërbimit në spitalin e Pogradecit Vasfi Topçiu, ka dalë në një deklaratë për media në lidhje me këtë ngjarje ku ka thënë se, shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme pacientes ndërsa për informacion të plotë shtoi se janë në pritje të ekspertizës mjeko ligjore.

“I shprehim ngushëllime t për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Personeli i urgjencës në spital pas paraqitjes së të sëmurës i është përgjigjur gjendjes së saj duke i dhënë ndihmën e parë. Jemi në përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë”, u shpreh ai jashtë dyerve të spitalit./albeu.com

 


Shtuar 29.09.2021 12:38