Vdekja e mbretëreshës, liderët botërorë reagojnë të pikëlluar

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth 2 ka pikëlluar jo vetëm familjen mbretërore, por të gjithë botën. Mesazhet ngushëllimi ka pasur për mbretëreshën dhe nga liderët botërore, duke filluar nga Biden te Macron e Scholz.

Mesazhet nga liderët botërorë:

Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo qëndroi në solidaritet me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur ajo na kujtoi në mënyrë prekës se, “Pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron

“Madhështia e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E kujtoj atë si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të qëndrueshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj.”

 Kancelari gjerman, Olaf Scholz

“Ajo do t’na mungojë, jo më pak humori i saj i mrekullueshëm.”

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

“Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë – dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Do na mungojë kaq shumë.”

 

Shtuar 8.09.2022 21:50