Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, lidhur me vrasjen e Lirdonës në Prishtinë. Gazetarja Anduena Llabani, gjatë një interviste televizive, është shprehur se çifti Liridona dhe Naim Murseli, kanë pasur një jetë të dyfishtë, madje ajo tha se në Prishtinë ka dëshmitarë se Naimi ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore, me gruan e nipit të tij Kushtrim Kokallës.
Nga ana tjetër, flitet se edhe Liridona ka pasur një lidhje të tillë me nipin e Naimit.
Sipas gazetares, kjo gjë ka qenë e ditur nga të dy ata kanë pasur një marrëdhënie të hapur, për të cilën kanë qenë në dijeni edhe të afërmit.
“Unë po them diçka që e kam ditur shumë kohë më parë, por për shkak të sensibilitetit që ka pasur kjo çështje, jam kufizuar ta them. Bëhet fjalë për një njeri me jetë të dyfishtë apo të trefishtë.
Marrëdhënia që Naim Murseli ka pasur me kushëririn e tij, është më e thellë, është një histori 5 vjeçare.
Flitet për një marrëdhënie poligamike. Dyshohet se e ndjera ka pasur një raport me nipin e Naimit dhe Naimi ka patur një raport me gruan e nipin.
Këto histori fliten në rrethin e tyre, e për këtë kanë pasur informacion edhe familjet.
Një gjë që e ka ditur Naimi, e ka ditur Liridona, ka qenë një marrëdhënie e hapur. Kur Naimi deklaron se e ka parë gruan duke tradhtuar në Suedi, mund ta thotë po s’ka dëshmitarë, për marrëdhënien në Prishtinë ka dëshmitarë”,- shprehet gazetarja.