Vdekja e Laer Kurti, Rrumbullaku pezullon policët që ndaluan 32-vjeçarin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një prononcim për Syri tv, ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Laer Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Rrumbullaku nuk preferoi të bëjë komente dhe të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.

Të lidhura

None found

“Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigja ime është e thjeshtë dhe e qartë. Është një rast fatkeq. Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar. Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore. Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit. Po janë të pezulluar punonjësit e policisë”, tha Rrumbullaku.

 


Shtuar 20.10.2022 21:40