Vdekja e Jani Rustemajt, Manja nuk pranon të komentojë: Hetimi vazhdon

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se do të ketë amnisti në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Megjithatë, Manja nuk bëri të ditur se cilat kategori të të burgosurve do të përfitojnë amnisti.

“Për amnistinë e kemi projektuar një proces për institucionet tona të vuajtjes së dënimit. Do të kemi një amnisti në institucionet e vuajtjes së dënimit, por se cilat do të jenë, do vendoset”, tha ai.

Ministry u pyet dhe për rastin e vdekjes së Jani Rustemajt, i riu që përfundoi në koma në QSUT teksa ishte i arrestuar për vjedhje, ndërsa humbi jetën 1 muaj më vonë.

Teksa u shprehu ngushëllime familjarëve, ai tha se hetimi vazhdon dhe refuzon të flasë.

“Për sa kohë është duke u hetuar, ka disa kakofoni dhe refuzoj të flas. kemi përgjigje konkrete për secilin nga rastet dhe për secilin prej këtyre personave që kanë humbur jetën. Iu shpreh ngushëllime familjarëve. Edhe në këto qendra ndodhin aksidente njerëzore, por në përfundim të hetimit ftoj që të merren procedurat në rastin konkret.”, pohoi Manja.

 


Shtuar 24.05.2023 13:42