Vdekja e dyshimtë në Vlorë, policia: Plagët e 46 vjeçarit si ato me armë zjarri

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Vlorë ku shtetasi A.A u gjet i pajetë.

Sipas Policisë viktima ka plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Vlorë/Informacion paraprak

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 13:33

Tags: ,