Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë Lushnjë, Berisha: Pashpirtësi, tentuan ta nxirrnin jashtë me forcë dhe ndërroi jetë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Bashkinë e Lushnjës, ku 48-vjeçarja Shpresa Cani humbi jetën ndërsa ishte në zyrën e kryetares Eriseda Sefa teksa po diskutonte për rikthimin e ndihmës sociale.

Berisha u shpreh se, zonjës është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj dhe pas debatit, ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuar të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

Postimi i Berishës:

Pashpirtesi!!

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes, Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës. #sb/albeu.com


Shtuar 29.12.2022 13:38