Vdekja e 31-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i një pallati. Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë. Deri në këtë fazë hetimi, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Mario Rroshi 31-vjeç, ka ardhur me një monopatimë që e ka lënë poshtë pallatit te ambulanca në rrugën e Kavajës.

Aty sipas policisë, është ngjitur në sheshpushimin e katit të 5, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe është hedhur. Ka dyshime se vuante nga depresioni.

Sipas të gjitha hetimeve deri më tani, i riu nuk ka pasur konflikte. Edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë nuk kanë deklaruar për konflikte që mund të ketë pasur djali i tyre.

Ndë rkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarje.


Shtuar 27.10.2024 13:05